Lindenhof Alten & Pflegeheim Mainhardt

PUNA JONË ËSHTË SFIDUESE DHE JU BËN JASHTËZAKONISHT TË LUMTUR.

KËTA JEMI NE. LINDENHOF.

TË GJITHA NJOFTIMET PËR PUNË

Arsyeja pse punonjësve tanë u pëlqen të punojnë në LINDENHOF, është gëzimi që ata ndjejnë kur kujdesen për njerëzit në nevojë. Ata janë me ne, sepse duan të ndihmojnë dhe janë të gatshëm të përfshihen. Ne jemi mirënjohës për këtë angazhim dhe i mbështesim ata me gjithë zemër. Kompania jonë e vlerëson rëndësinë e të gjithë punonjësve dhe për këtë arsye i sheh ata gjithashtu si një burim idesh, si ekspertë dhe si kontrollues, në mënyrë që LINDENHOF të vazhdojë të punojë e orientuar drejt së ardhmës për te mirën e banorëve.

Ne investojmë me largpamësi duke i garantuar kështu shumë punonjësve tanë arsimimin dhe trajnimin më të mirë, sigurinë e vendit të punës, mundësi për ngritje në karrierë si dhe orare të mira të punës.

Shtëpia e kujdesit ndaj të moshuarve LINDENHOF është një nga azilet e pleqve më të mëdha në Baden-Württemberg dhe i ofron banim 236 banorëve në kujdesi afatgjate ose afatshkurtër në 15 ambiente banimi. Prioriteti ynë kryesor është mirëqenia e banorëve tanë – dhe kënaqja e punonjësve tanë. Për ta ne ofrojmë një larmi përfitimesh sociale, programe përfitimesh dhe zhvillim të angazhimit personal, në mënyrë që të arrihen qëllimet e karrierës.

Me njëri-tjetrin, të drejtë dhe me respekt

Ne jemi një komunitet ku gjithësecili kontribon me pjesën e tij. Ne bëjmë më të mirën tonë çdo ditë, edhe nëse ka ndonjëherë situata stresuese. Pikërisht atëherë dallohet, se sa të mirë jemi. Sepse, ne punojmë së bashku, jemi kompetent, ndihmojmë njëri-tjetrin, themi ndonjëherë kur diçka ka shkuar mirë dhe argëtohemi.

Ne jemi një skuadër

Kjo do të thotë që gjithësecili ka të drejtën e fjalës, së bashku do të ndjekim rrugë të reja dhe do të zhvillojmë më tej konceptin tonë të kujdesit.

Ne jemi krenarë për punonjësit tanë

Në skuadrat tona punojnë njerëz të shquar, njihu me ta.

Skuadrat tona

Ka 33* arsye të mira

Skuadrat tona kanë mbledhur arsye, se pse punojnë me dëshirë në LINDENHOF. Përveç shpirtit të ekipit, miqësisë dhe mirësjelljes, respektimit të privatësisë dhe vlerësimit të performancës personale, është një gjë veçanërisht e rëndësishme:
Kush punon në LINDENHOF,
e do atë që bën!

TOP5 jonë:

30 ditë pushim
Sipas nevojës, ndihmë për gjetjen e një banese, se çdo fillim është i vështirë
Mundësi ngritjeje në detyrë në fushat tona të kujdesit, për të mundësuar një karrierë
Paga e drejtë, e bazuar në përformancë, në mënyrë që të marrësh atë që meriton
Ndarje e qartë, shërbimet e natës nuk janë me detyrim

 

Das ist Sunny, unser Maskottchen

Ky është Sunny,
logoja jonë.

SKUADRAT TONA

Administrata
14 Punonjës

Përkujdesi
15 Punonjës

Mirëmbajtja
120 Punonjës

Mirëmbajtja e ambienteve & Lavanteria
20 Punonjës

Kuzhina
10 Punonjës

Kafshë shtëpiake
2 lepuj & 2 mace

JE GATI PËR NJË SFIDË TË RE?

Dëshiron të lumturosh njerëzit me ndihmën dhe mbështetjen tënde? Të punosh në një atmosferë besnike, miqësore dhe të tregosh se çfarë ke brënda teje? Atëherë apliko tek ne. Proçesi ynë i aplikimit fillon me disa pyetje në lidhje me ty dhe pritshmëritë e tua. Pas dërgimit do të marrësh një konfirmim të marrjes së aplikimit tënd. Më pas, do të shqyrtojmë të gjitha aplikimet dhe do të të ftojmë në një video intervistë. Do të marrësh një përgjigje sa më shpejtë të jetë e mundur.

Nëse ke një kontratë pune të ndihmojmë sigurisht me të gjitha formularët kryesorë te udhëtimit si dhe për kërkimin e një banese dhe për shpërnguljen.

DËSHIRON TË INFORMOHESH MË TEJ PËR LINDENHOF? SHIKO SKEMËN TONË DHE FAQEN TONË TË INTERNETIT, NËSE KE NDONJË PYETJE, THJESHT NA TELEFONO.

 

Për Kosovën!

Për Shqipërinë!

 

Me një Klick mund të gjesh formularët tona pyetësor. Të dhënat e tua do të ruhen nga ne për proçesin e aplikimit. Për më shumë mund të lexoni politikat tona të privatësisë.